Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, pret që Presidenca franceze të dorëzojë propozim të ri deri në fund të presidencës, përkatësisht në fund të këtij muaji. Sipas tij, nëse presidenca franceze paraqet një propozim të ri, ai do të shqyrtohet me kujdes së bashku me institucionet përkatëse, shkruan Alsat.
“Presidenca franceze zgjat deri më 30 qershor. Kjo do të thotë se në ditët në vijim, nëse vendosin për një propozim të ri, në përputhje me qëndrimet e të dyja palëve, të cilat tashmë janë bërë dhe publike, ne jemi këtu për ta vlerësuar atë. Nëse kemi një propozim, do të konsultohen institucionet përkatëse dhe do të marrim një vendim. Absolutisht nuk do të udhëhiqemi nga sulme hibride, nga politikanë të zhgënjyer që mendojnë se mund ta rikthejnë karrierën në valën e disponimit publik”, tha Osmani./Alsat.mk