Ballina Lajme Maqedoni Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit

Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit

Votimi në Kuvend për irograniizimin e Qeverisë nga ana e disa deputetëve të BDI- Frontit Europian, a po nxjerr në pah ndonjë marrëveshje?

Marketing

Për këtë është pyetur Bujar Osmani nga BDI, i cili tha se votimi nënkupton se çfarëdo marrëveshje që ka të bëjë për të ardhmen e shtetit, dhe që kërkon pëlqim nga komuniteti i dytë më i madh – shqiptarët, duhet të kalojë edhe nëpërmjet përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve. Ai aludon në Frontin Europian, transmeton TV21.

“Nuk do të hyj në qëndrime partiake derisa jam në këtë pozitë, pasi e përfaqësoj shtetin. Por, në çdo rast çfarëdo lloj bisedimesh që kërkojnë pëlqim nga komuniteti shqiptar, nga populli shqiptar duhet të zhvillohen nëpërmjet përfaqësuesit legjitim. Për këtë, mund të prisni edhe në ardhmen, që çfarëdo lloj bisedimesh për ardhmërinë e shtetit, të cilat do të kërkojnë pëlqim edhe nga komuniteti i dytë më i madh, duhet të kalojë nëpërmjet përfaqësuesit legjitim. Ju mund të jeni miq, simpatizues në Qeveri, në koalicion, por në emër të shqiptarëve mund të flasin vetëm ata që kanë shumicën e votave të shqiptarëve”, tha Osmani.

Exit mobile version