Osmani: Gjuha maqedonase do të jetë një nga 25 gjuhët e BE-së

Sipas propozimit aktual, gjuha maqedonase është një nga 25 gjuhët e BE-së dhe si e tillë bëhet pjesë e kornizës negociuese, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në “360 gradë”. Sipas tij kjo është një nga fitoret më të mëdha për popullin dhe shtetin e Maqedonisë.

Marketing

“Sipas asaj që tani është si propozim, gjuha maqedonase mbetet një nga 25 gjuhët e BE-së pa asnjë kualifikim, plotësim dhe interpretim. Bullgaria nuk do ta kontestojë këtë sepse bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe korniza negociuese është dokumenti bazë që përcakton procesin dhe më pas është bazë për nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim”, tha Osmani./Alsat.mk