Ballina Aktuale Osmani i përgjigjet Mickoskit: Për gjuhën maqedonase kam luftuar njëjtë si për...

Osmani i përgjigjet Mickoskit: Për gjuhën maqedonase kam luftuar njëjtë si për gjuhën shqipe

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, i cili mbrëmjen e djeshme në ClickPlus në TV21 tha se me Bullgarinë po negociohet për identitetin maqedonas, ndërsa për këtë e akuzoi Osmanin.

Marketing

Ministri Osmani thotë se ka qasje të njëjtë si për gjuhën shqipe ashtu edhe për gjuhën maqedonase.

“Unë me të njëjtin vrull kam luftuar edhe për gjuhën shqipe edhe në Qeveri edhe në Kuvend, edhe në Komisionin e Venedikut, do të ishte jo e ndershme që të sillesha ndryshe ndaj gjuhës maqedonase, kështu që e kuptoj nevojën për nisjen e negociatave, kjo është zvarritur shumë, duhej që moti të nisin këto negociata, por ne duhet të marrim përgjegjësi për atë se çfarë është e rëndësishme për qytetarët”, tha mes tjerash Osmani.

Exit mobile version