Osmani i përgjigjet Moskës: Rasti i diplomatit të dëbuar, është i dokumentuar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar paralajmërimin e Moskës, se do të kundërpërgjigjet ndaj Shkupit, për dëbimin e diplomatit rus.

Marketing

“Tashmë e kam thënë qëndrimin e tim, se bëhet fjalë për vepra që nuk i përkojnë statusin diplomatik. Rasti është edhe i dokumentuar”, tha Osmani.

Ai ka bërë të ditur, se “Ambasadori rus është njoftuar të martën e kaluar”.

Ka shprehur bindjen, se dëbimi i diplomatit nuk do të ndikojnë në raportet mes Shkupit dhe Moskës.

“Unë shpresoj që ky vendim nuk do të ndikojë në përkeqësimin e raportit mes të dy vendeve”, tha më tej Osmani, transmeton TV21.

Marketing