Osmani: Ishte njëra nga fitoret më të mëdha të BDI-së, do fitojmë edhe në raundin e dytë

I pari i diplomacisë, Bujar Osmani mëngjesin e sotëm, në intervistë për “Utrinski brifing” ka folur për zgjedhjet e fundit dhe sfidat e vendit pas Raportit të KE-së. Osmani ka theksuar se BDI ka arritur rezultat të suksesshëm.

Marketing

“Kemi 123 mijë vota. BDI tregon një stabilitet në raport me zgjedhjet. Kemi tri Komuna ku kemi fituar me diferencë bindëse. Njëra nga fitoret më të mëdha të BDI-së, potencoi Osmani.

Për sfidën e raundit të dytë, Osmani:
“Në Tetovë kemi dy profile të ndryshme të kandidatëve dhe këtu, Arifi dallon shumë nga kundërkandidati. Në Çair pres që të përsëritet rezultati i raundit të parë. Haraçina, i kthehet BDI-së aty ku e ka vendin. Aty kemi një kandidatë të dëshmuar tashmë, i cili ka qenë drejtor i suksesshëm”.

Osmani në intervistën e tij ka folur edhe për Raportin e KE-së. Sipas tij, Raporti do të theksojë Regjistrimin e suksesshëm, si dhe mbajtjen e suksesshme e raundit të parë të zgjedhjeve.

Marketing