Osmani: Katërshja e Vishegradit, shembull bashkëpunimi

Katërshja e Vishegradit paraqet shembull dhe inspirim për mënyrën në të cilën duhet të zhvillohet bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm, Bujar Osmani, pas përfundimit të takimit vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shefi i diplomacisë Osmani, duke folur për procesin e zgjerimit të BE-së, ka thënë se edhe përkundër shumë dështimeve, procesi i zgjerimit mbetet prioritet për RMV-në.

Marketing

“Edhe përkundër shumë dështimeve në vitet e mëparshme, procesi i zgjerimit mbetet ende i rëndësishëm dhe ia vlen të vazhdohet nga aspirantët, por edhe nga vetë BE-ja. Ai siguron përfitime të shumta për kontinentin tonë dhe ne të gjithë do të dyfishojmë përpjekjet tona gjatë presidencës sllovene të BE-së për të bërë një përparim përfundimtar për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për këtë çështje. Arritja e një procesi negociues aktiv do të jetë shumë i rëndësishme për cilësinë e reformave në nivelin kombëtar dhe për transformimin e përgjithshëm pozitiv të rajonit.”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.

Ministrat kanë diskutuar edhe për krijimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia, thellimin e tregut të përbashkët rajonal, investimet në arsim, digjitalizimin dhe projekte të tjera të infrastrukturës dhe iniciativa të gjelbra, si dhe tema të tjera me karakter më të gjerë ndërkombëtar.

Marketing