Tërmeti në pjesën jugore të Turqisë paraqet një tragjedi të madhe me shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale e cila e vështirëson përballimin me pasojat
Mëngjesin e sotëm përmes kolegut tim Mevlüt Çavuşoğlu dërgova mesazhe ngushëllimi për Turqinë dhe popullin turk, në të cilin ofrova edhe ndihmën tonë aty ku kërkohet nevoja, për të cilën tashmë po bëhen përgatitje në vend.
Me Turqinë kemi partneritet të ngushtë dhe afatgjatë e cila bazohet në lidhjen e thellë mes popujve të të dy vendeve. Mendimet tona janë me miqtë, vëllezërit dhe motrat tona në Turqi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në mundësit tona, për të ndihmuar miqtë tanë në këtë kohë fatkeqësie.