OSMANI: Konventa nacionale është platformë e shkëlqyer për përfshirjen e sektorit civil në negociata

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Kryetaren e Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë dhe koordinatore e Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë (KNBE-MQ), Mileva Gjurovska.

Marketing

Qëllimi i takimit është bashkëpunimi i Sekretariatit për Çështje Evropiane me KNBE-MQ, dhe në veçanti në kontekstin aktual të procesit të skriningut, si dhe përgatitja e gjitha kapaciteteve të vendit në prag të procesit të negociatave.

“Duke pasur parasysh progresin në integrime evropiane, në veçanti fillimin e skriningut shpjegues nevojitet të sigurohet përfshirja në përgjithësi të gjithë vepruesve shoqëror, këtu duke e përfshirë edhe sektorin civil, ku edhe iniciativa e nisur nga Konventa Nacionale për mbajtjen e debateve në tema lidhur me procesin e integrimit evropian është e rëndësisë së veçantë”- theksoi Osmani, duke potencuar qasjen që funksionojnë këta grupe si bashkues i përfaqësuesve të institucioneve, skenës akademike dhe sektorit civil, për të cilën potencoi, se mundëson bashkimin e pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme si mënyrë më e mirë për marrjen e konkluzave më cilësore.

“Duke e pasur parasysh se procesi filloi me hartimin e institucioneve shtetërore, organizatave civile me të cilët kemi qëllim ti identifikojmë ekspertët nacional, pres edhe ju si KNBE të kontribuoni në përputhje me ekspertizën të cilën e posedoni, me të cilën do të konkretizohet dhe përforcohet bashkëpunimi ynë i përbashkët në procesin e skriningut” – përfundoi Osmani.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi aktiv i deritanishëm i përfaqësuesve të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe KNBE-MQ-së, dhe theksuan përgatitjen e tyre për thellimin dhe zgjerimin e të njëjtës.

Marketing