Ballina Aktuale Osmani: “Levica” parti që i shërben propagandës ruse

Osmani: “Levica” parti që i shërben propagandës ruse

Shefi i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në konferencën e fundit për media ka përsëritur disa herë apelin që partitë politike në vend qofshin në opozitë apo pozitë duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të bijen dakord që çështjen e integrimeve të mos e bëjnë pjesë të politikave ditore.

Siç tha Osmani, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është interesi më i madhë nacional i Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton indeks.mk

Marketing

Apeli i Osmanit është përsëritur disa herë por përgjigje nuk ka marrë asnjëherë nga partitë opozitare të cilat vazhdimisht po e bllokojnë Kuvendin.

Duke u bazuar në atë se bllokues të Kuvendit për momentin janë “Levica” dhe VMRO-ja indeks.mk e pyeti shefin e diplomacisë se çfarë pret nga “Levica”, Osmani u përgjigj shkurt, duke thënë se partia e Apasievit është në shërbim të propagandës ruse.

“Të majtën unë nuk e fus në llogari, përshkak se “E Majta”, është strukturë në shërbim të propagandës ruse dhe për këtë unë as që bëj kalkulime për ndonjë diskutim me ta”, deklaroi Osmani.

Ndryshe, si Osmani po edhe homologija e tij sllovene, Tanja Fajon e cila sot u takua me Osmanin, potencuan se gjasat reale janë që RMV-ja të bëhet anëtare e plotëfuqishme e Bashkimit Evropian në vitin 2030-të.

Exit mobile version