Ballina Lajme Maqedoni Osmani: Me emërimin e Buçkovskit forcojmë dialogun

Osmani: Me emërimin e Buçkovskit forcojmë dialogun

Emërimi i ish-kryeministrit Vllado Buçkovski si përfaqësuesit special për problemin me Bullgarinë ka të bëjë me synimet serioze për të forcuar dialogun e miqësisë, kthimin e besimit në marrëveshjen për Fqinjësi të mirë dhe posaçërisht forcimin e efikasitetit dhe implementimin e tij sqaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
“Intenca jonë është të përkushtohemi ndaj implementimit të marrëveshjes edhe përmes emërimit të një përfaqësuesi special i cili si detyrë të mandatit të tij do të ketë pikërisht realizimin e çështjeve me interes për dy vendet të përfshira në marrëveshjen e miqësisë dhe unë do të thosha edhe në kthimin e besimit në këtë mekanizëm i cili është mjeti më i rëndësishëm në tejkalimin e çështjeve të hapura midis RMV-së dhe Bullgarisë.”,- deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Buçkovski: Jam i bindur se do të gjendet zgjidhje me dinjitet
Buçkovski thotë se vendosja e tij në këtë detyrë paraqet sfidë teksa shpreh bindje se vendi do të ketë sukses në përpjekjet e tij për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Shpresoj se me përvojën time me besimin që kam edhe në opinionin bullgar do të jem një sinjal i qartë për përkushtimin e qeverisë tonë në përmbushjen e detyrimeve të marra nga marrëveshja për fqinjësi të mirë. Me kënaqësi kam pranuar këtë sfidë pasi që jam i bindur se mund të arrijmë zgjidhje që do të zhbllokojë procesin dhe do të jetë në frymën e vlerave evropiane me respektimin e plotë të dinjitetit tonë.”,- u shpreh ish-kryeministri, Vllado Buçkovski.
Qeveria: Buçkovski do t’i kontribuojë dialogut
Emërimi i Vllado Buçkovskit si përfaqësues special për problemin me Bullgarinë, duhet të kontribuoje në krijimin e atmosferës pozitive për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, konsiderojnë në qeveri.
“Vllado Buçkovski është njohës i shkëlqyer i marrëdhënieve maqedono-bullgare, është i respektuar nga aktorët politik dhe shoqëror në Bullgari. Ka kontakte të mira me Bullgarinë dhe pranohet shumë mirë në publikun e atjeshëm. Ka percepcione pozitive për politikat e tij si ish kryeministër dhe është pranuar si dikush që edhe më herët ka kontribuar në përmirësimin me Bullgarinë fqinje.”,- u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Nga qeveria thonë se Marrëveshja për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë është një dokument serioz dhe nuk ka nevojë për një marrëveshje të re dhe një aneks.
Marketing
Exit mobile version