Osmani: Më kritikojnë se jam optimist i madh, por ja pse BE-ja është e rëndësishme

Në paraqitjen e tij të fundit i pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ishte kategorik se po punon që mos të shndërrohet në kontekst të ngrirë çështja me Bullgarinë, sepse do të kushtojë aq sa kushtoi kontesti me Greqinë, e ajo ishte humbja e një gjenerate të tërë.

Marketing

Osmani është decid kur thotë se temë tjetër përveç rrugëtimit të vendit drejt BE-së, nuk ka.

“Kam frikën se do të shndërrohet në konflikt të ngrirë. Opinioni shpesh më kritikon se jam optimist i madh, se japë afate joreale. Ndërkaq, unë këtë e bëj me qëllim që të krijoj tension të afateve të shkurta, pikërisht për të mos ndodh kjo. Të mos pranohet kjo situatë si një normalitet i ri, ku për mediat do të ishte lajm i fundit në ditarin e informacioneve, e për politikanët do të paraqiteshin tema tjera në tavolinë… Jo, kjo duhet të jetë tema jonë e parë dhe nuk do ndalemi të punojmë e flasim, edhe me çmimin e harxhimit të kapitalit politik”, deklaroi Osmani në “Utrinski brifing” me gazetarin Sasho Ordanovski.

Marketing