Osmani: Miratimi i rezolutës në Parlamentin bullgar do ta bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani thotë se qëndrojnë dy  fjalë  ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala “hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dy fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë të vendosura (një pjesë e tyre edhe në kllapa) si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë.

Marketing

Miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilin potencohen pikërisht këto dy çështje do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate, njëherazi do t’i paralizojë instrumentet e Marrëveshjes për Miqësi në kohë afatgjate.

Presidenca franceze u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit duke u kujdesur për ndjeshmërinë e të dy palëve dhe prandaj çështjet të cilat nuk ishin të pranueshme për ne i vendosi si propozime të padefinuara (në kllapa), për të potencuar se ata çështje nuk janë të zgjidhura. Nga këtu, ne mundet vetëm t’i falënderohemi presidencës franceze, por u deshtë ta refuzojmë propozimin e tyre në këtë formë, pikërisht për shkak të pjesëve në të, për të cilat pala bullgare pa asnjë argument nuk dëshmoi mirëkuptim.