Osmani: Ndryshimet në Qeveri, pas takimit mes Zaev dhe Ahmeti

Zv.kryeministri i vendit për çështje europiane Bujar Osmani vlerëson se ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në pushtetin eksekutiv, do të thonë përmirësim të kapaciteteve në lidhje me përforcimin e politikave lidhur me çështjet ekonomike.

Marketing

Ai përsëri tha se ndryshimet në Qeveri do të vijnë pas takimit të Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, liderët e dy partive koalicionuese qeveritare.

“Dje kishte takim të shkurtër në një ngjarje, por nuk kishte hapësirë të hapen këto çështje. Presim ditëve në vijim të realizohet takim tematik për nevojat e përmirësimit të kapaciteteve të Qeverisë në drejtim të fokusit të çështjeve ekonomike se i mbyllëm temat politike. Dy liderët kanë koncept se si duhet të përforcohen këto kapacitete dhe duhet të ulen dhe të sjellin vendime konkrete”, theksoi Osmani i cili mbajti ligjerata në Universitetin e Europës Juglindore.

Ai theksoi se pas takimit Zaev – Ahmeti, edhe trupat partiake do të debatojnë për këto çështje.

Marketing