Osmani në Jordani nënshkruan memorandum për bashkëpunim në bujqësi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Jordani, pati një takim me Ministrin e Bujqësisë, Khalid Al Hanifat, me të cilin nënshkroi Memorandum për Mirëkuptimnë bashkëpunim në fushën e bujqësisë, që është marrëveshja e parë ndërkombëtare ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, kumtoi MPJ-ja.

Marketing

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti, po krijojmë bazë për intensifikimin e shkëmbimit të produkteve ushqimore dhe bujqësore, veçanërisht në drejtim të rritjes së eksportit të frutave, perimeve dhe mishit të qengjit nga Maqedonia e Veriut në Jordani dhe rritjes së importit të vajit të ullirit dhe hurmave nga Jordania në Maqedoninë e Veriut. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të dyja vendet, duke marrur parasysh sfidat aktuale me sigurinë ushqimore në këtë rajon dhe nevojën për të diversifikuar furnizimin me produkte ushqimore. Nga ana tjetër, ne kemi potencial për të cilin kemi nevojë për tregje të reja dhe nuk kam dyshim se ky do të jetë një hap tjetër drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve”, theksoi Osmani

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është veçanërisht i rëndësishëm shkëmbimi i përvojave në fushën e politikave bujqësore, zbatimi i masave specifike për përmirësimi i prodhimit bujqësor, siguria ushqimore dhe menaxhimi i ujit, për çka u zotuan për realizimin e projekteve me interes për të dyja palët.