Osmani: Në mënyrë paqësore dhe me dinjitet qytetarët më 30 shtator të shprehin vullnetin e tyre

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, mbajti takim me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

Zëvendëskryeministri fillimisht uroi emërimin e tij në këtë funksion, ku edhe potencoi rolin e rëndësishëm të Misionet të OSBE-së në Shkup në mbështetje të proceseve reformuese të Qeverisë, dhe shprehu shpresën se qasja e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij.

“Misioni i OSBE-së luajti rol të rëndësishëm në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi në implementimin e parimit të sundimit të ligjit”- theksoi Osmani, duke shtuar se mbështetja e OSBE-së që nga vetë fillimi i zhvillimit demokratik të Maqedonisë, paraqet pjesë të pashmangshme në ndërtimin e shoqërisë demokratike.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione për mbështetjen dhe ndihmën të cilën Misioni i OSBE-së në Shkup siguron për Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së reformave edhe në fushat tjera si që janë gjyqësori, mediat, sektori civil etj., si dhe u diskutua edhe gjendja aktuale politike në vend dhe aktivitetet e Misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR në prag të referendumit të ardhshëm. “Pres ditë të qetë dhe dinjitoze të dielën me 30 shtator, ku qytetarët në atmosferë të qetë dhe dinjitoze, lirshëm do ta shprehin vullnetin e tyre” –theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit theksuan edhe kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe së bashku shprehën shpresë se mbështetja dhe bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Marketing