Ballina Lajme Maqedoni Osmani në Ohër në takim me Riker dhe Pallmer

Osmani në Ohër në takim me Riker dhe Pallmer

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Ohër u takua me Filip Riker, Ndihmës Sekretar shtetëror i SHBA-ve për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe me Metju Pallmer, Zëvendës Ndihmës sekretar shtetëror dhe përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin.

Marketing

Në takim u bisedua për avancimin e marrëdhënieve me SHBA-të, bashkëpunimin rajonal, realizimin e prioriteteve të jashtme politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, integrimin në BE.

“Për ne, SHBA-të janë partnerët dhe aleatët tanë shumëvjeçarë. Qasja e re e administratës amerikane, për rimëkëmbjen e sërishme të partneritetit transatlantik, na krijon shumë mundësi që duhet t’i shfrytëzojmë për ta nxitur stabilitetin rajonal. Si dy aleatë në NATO, qëllimi është që t’i forcojmë marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë, mbrojtjes, funksionimit demokratik të institucioneve, luftës kundër terrorizmit global, ekonomisë së tregut të lirë dhe t’i zgjerojmë mundësitë për aktivitetet ekonomike të të dy vendeve”, theksoi Osmani.

Në takim, në tryezë u vendos edhe dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u theksua se vendimi për fillimin zyrtar të negociatave me BE-në nuk duhet më të shtyhet, për arsye se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e nevojshme për një gjë të tillë.

Marketing
Exit mobile version