Osmani në seancën e 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte fjalim në temën “Përgjegjësia e Përbashkët për Sigurinë Demokratike në Evropë” në video konferencën e sesionit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin kryeson Gjermania, e i cili u zhvillua në format hibrid në Hamburg.

Marketing

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqimisht është e vendosur të respektojë vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës – sundimi i ligjit, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, vlera që mbeten prioritet kryesor për Maqedoninë e Veriut, para së gjithash si obligim ndaj qytetarëve tanë, por dhe si anëtarë të plotë të Këshillit të Evropës dhe vend kandidat në prag të fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE. Vlerat dhe principet e Këshillit të Evropës janë udhërrëfyesi për Maqedoninë e Veriut në procesin e negociatave dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha Osmani.

Në fjalimin e tij, Ministri Osmani iu referua sfidave kryesore në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe ndikimin e COVID-19 ndaj këtyre parimeve themelore mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit shumëpalësh, veçanërisht në trajtimin e çështjeve komplekse, siç është distribuomi e ekuilibruar i vaksinave.

Pas presidencës së Gjermanisë, presidenca gjashtëmujore e Komitetit të Ministrave merret nga Hungaria, e cila do të zgjasë deri në mes të nëntorit të vitit 2021.