Osmani në senatin Italian, Dalfonso:Protokolli i NATO-s në senacën e ardhshme plenare në Senat

Në kuadër të vizitës së punës në Itali, Zëvends kryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me kryetarin e Komitetit për marëdhënie me vendet e Ballkanit Perëndimor në senatin Italian, Luçijano Dalfonso.
“Ratifikimi i shpejtë i protokolit do të paraqet impuls të veçant për të gjitha proceset integruese të vendit, por edhe shansë shtesë ta arrijmë qëllimin për rrumbullaksimin e këtij procesi në samitin e Londrës në fillimin të dhjetorit”,deklaroi Osmani, duke theksuar për rëndësin e këtyre proceseve jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin.
Në takim Osmani nga Dalfonso mori bindjen që protokoli i NATOs do të gjendet në senacën e ardhëshme plenare në Senat, e cila pritet javën e ardhshme, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut dhe formalisht do të marr dritë jeshile nga Italia për kyçje drejtë aleancës euroatlantike.
Në kornizat e vizitës në Itali, Osmani do të realizoj takim edhe me Ministrin për çështje evropiane të Republikës së Italisë, Vinçenco Amendola, ku do të bëhet fjalë për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetjen nga Republika e Italisë në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së, javën e ardhshme.
Vizita në Itali paraqet pjesë nga turneut evropian të Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë metropolove evropiane, kurse në prag të takimit të Këshillit të BE-së, që do të mbahet javën e ardhshme.

Marketing
Marketing