Ballina Aktuale Osmani në takim ministror ShBA-Karta e Adriatikut (A5)

Osmani në takim ministror ShBA-Karta e Adriatikut (A5)

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të ShBA-Kartës së Adriatikut (A5), në organizim të Malit të Zi, si kryesues aktual i Kartës.Në takim u bë fjalë për ngjarjet në rajon, situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë.

Marketing

Në fjalimin e tij, Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut, vitin e ardhshëm do ta merr kryesimin me A5, kur shënohet edhe 20 vjetori i themelimit të organizatës rajonale. Gjithashtu, përshëndeti arritjet e Kartës të reflektuara në përmbushjen me sukses të standardeve dhe kritereve, dhe rishtazi anëtarësimin e katër vendeve A5 në Aleancën e NATO-s. Më tej theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit eurointegrues të vendeve të rajonit, si investim veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë e përgjithshme rajonale dhe evropiane.

“Hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian e theksoi rëndësinë e politikës së zgjerimit, si një nga projektet më të rëndësishme për forcimin e unitetit evropian dhe konsolidimin e sigurisë, parimeve dhe vlerave demokratike. Kapitulli i ri në marrëdhëniet me BE-në paraqet mesazh të qartë për procesin eurointegrues të vendeve të tjera të Ballkani Perendimor, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kontekst të realitetit të ri gjeopolitik” – theksoi Osmani.

Njëherazi, Osmani e theksoi mbështetjen e fuqishme të ShBA-së për aktivitetet e Kartës, duke shprehur falënderim për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe perspektivës euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Exit mobile version