OSMANI: Negociatat me BE-në implikojnë transformim të thellë të shoqërisë dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane realizoi takim me zëvendës Drejtoreshën e Përgjithshme në Departamentin e Lindjes së Mesme dhe Evropës në kuadër të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim ndërkombëtar (JICA), Çi Miuahara, e cila e informoi për fushat prioritare për bashkëpunim në kuadër të iniciativës së re Japoneze për bashkëpunim në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marketing

“Kemi bashkëpunim bilateral të suksesshëm tashmë 20 vjet, e cila ka treguar rezultate konkrete, përmes së cilës janë zbatuar projekte të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe nga e cila para së gjithash kanë qytetarët”, theksoi Osmani, duke potencuar më pas ndihmën jashtëzakonisht të rëndësishme në Sektorin e shëndetësisë siç është donacioni i pajisjeve mjekësore dhe veturave për mbrojtjen primare shëndetësore në më shumë komuna të cilat edhe sot e kësaj dite përdoren.

“Japonia u tregua mik i vërtet i Maqedonisë, kur në vitin 2016 në kohën e Krizës nga përmbytjet, siguroi ndihmë emergjente prej mbi 100.000 Eurove, atëherë kur e kishim më se të nevojshme për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet”, theksoi Osmani, duke theksuar të rëndësishme edhe ndihmën të cilën Qeveria Japoneze e siguroi për vendin për menaxhim me krizen e migrantëve.

Osmani shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të zgjerohet dhe thellohet, veçanërisht në kuadër të iniciativës se re Japoneze për bashkëpunim me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe atë në fushat prioritare të definuara të Iniciativës, siç janë; ulja e rrëzikut nga katastrofat, zhvillimi i sektorit privat, mjedisi jetësor etj. Në atë drejtim Zëvendëskryministri e informoi se Marrëveshja për bashkëpunim teknik mes dy Qeverive është në fazën e konsultimeve finale dhe se pritet së shpejti e njejta të nënshkruhet.

“Si shtet ndodhemi në periudhë tejet të rëndësishme ose thënë ndryshe Historike. Për disa ditë presim vendim pozitiv nga Brukseli për fillim të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, nga ku shoqëria do ti hyjë një transformimi të thellë për çka e mirëseardhur është çdo ndihmë nga të gjithë miqtë tanë ndërsa Japoninë e konsiderojmë si një nga më të rëndësishmet” theksoi Osmani.