Osmani: Nesër fillon transferimi i të lënduarve nga aksidenti në Bullgari

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë në Shkup dy nga 7 personat e lënduar në aksidentin e autobusit në Bullgari. Osmani tha se të lënduarit fillimisht do të pranohen në institucionet shëndetësore në Shkup.

Marketing

“Dy të lënduarit e parë planifikohet të lirohen nga spitali qysh ditën e nesërme, me 27 nëntor. Dy të lënduar do të vijnë me 28 nëntor, dy me 30 nëntor, ndërsa personi tjetër do të vijë me 12.12.2021, ndërsa shtetasi i Serbisë do të transferohet në Serbi”, tha mes tjerash Osmani.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=638028624020562

Marketing