Ballina Aktuale Osmani: Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë!

Osmani: Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë!

Ministria e Punëve të Jashtme njofton thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin patentë shoferit nga Maqedonia e Veriut.

Marketing

“Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes”, thuhet në njoftimin e MPj-së.

Lajmin e konfirmon edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Postimi i plotë:
Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë!
Informacionet e fundit të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut.

Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes.

Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e perditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje.
👏Diplomacia në shërbim të diasporës.

Exit mobile version