Në kuadër shënimit të 30 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë OSBE-OKB, Kryesuesi i OSBE-së, njëherit Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Nju Jork.
Me ftesë të Presidencës së Zvicrës me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, më 4 maj, Osmani do të drejtohet para Këshillit, me ç’rast do t’i prezantojë aktivitetet dhe prioritetet e Programit për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, dhe duke pasur parasysh jubileun e rëndësishëm do t’i referohet edhe bashkëpunimit dhe partneritetit të OSBE-së me OKB-në dhe qëllimeve të përbashkëta për forcimin e sigurisë gjithëpërfshirëse në rajonin e OSBE-së, veçanërisht në fushat e parandalimit të konflikteve dhe menaxhimit të krizave.
Osmani, poashtu, do të ketë takim pune edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignacio Kasis. Këtë muaj, Zvicra mori presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në kuadër të shënimit të 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medieve, Osmani do të mbajë video-fjalim në ngjarjen “A mund të ketë siguri pa lirinë e medieve?” i organizuar nga Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medieve dhe Kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut.
Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Ministri Osmani do të ketë takim edhe me Shefat e Misioneve të Përhershme të vendeve anëtare të BE-së.
Vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani do ta vazhdojë në Uashington, si pjesë e delegacionit qeveritar, të cilin do ta udhëheqë Krye