Osmani: Nuk pranojmë Bogovin për guvernator

Ne nuk do ta pranojmë Bogovin si guvernator, tha zëvendës kryeministri për integrimin evropian Bujar Osmani në 24 Analiza në Tv 24.

Marketing

“Në këtë rast, kemi pasur zgjidhjen më të mirë profesionale për këtë pozitë me njohje vendore dhe ndërkombëtare dhe menduam se Fatmir Besimi është zgjidhja më e mirë për suksesin e atij institucioni. Ne nuk do të mbështesim propozimin e njëanshëm të Ivanovit, ne mbetemi në mendimin se Besimi është zgjidhja më e mirë dhe ne do të përpiqemi të bindim partitë se kjo është zgjidhja më e mirë”, thotë ai.

Propozimi i Ivanovit e komplikon bashkërendimin, ai duhej të fillonte nga koordinimi themelor i LSDM-së, por vendosja e një zgjidhjeje partiake nga Ivanovi e bëri komunikimin e vështirë, thotë Osmani.

BDI vazhdon të besojë se Fatmir Besimi, i cili është aktualisht këshilltar i kryeministrit, është zgjidhja më e mirë për një guvernator të ardhshëm.

Marketing