Osmani: Nuk pres miratimin e kornizës së bisedimeve, pa datë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se vendi më nuk do të pranojnë asnjë hap që do të nënkuptonte pasiguri në vazhdimin e procesit euro-integrues, shkruan TV21. Osmani tha se nuk pret që të miratohet korniza e bisedimeve, ndërsa të mos ketë datë konkrete për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Marketing

“Kundrejt neve kanë ndodhur shumë precedenca. Pritja prej 16 viteve me status kandidati ishte precedent. Marrja e vendimit për nisje të negociatave, por mosmbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare gjithashtu ishte precedent. Kështu që çështja e precedencave tashmë e kemi parë në lidhje me këtë proces. Unë nuk pres që mund të ndodh që të miratohet korniza e bisedimeve, ndërsa mos të ketë termin konkret për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare”, deklaroi Osmani.

Marketing