Osmani: OSBE-ja bashkon aktivistet e reja nga Kosova dhe Serbia

OSBE-ja bashkon aktivistet e reja nga Kosova dhe Serbia në Akademinë e Dialogut për Gratë e Reja në Strugë.

Marketing

✔️ Kisha kënaqësinë që drejtpërdrejt nga gratë e reja nga Kosova dhe Serbia të dëgjoja se si ta përmirësojmë pjesëmarrjen e grave, veçanërisht në proceset e dialogut dhe ndërmjetësimit, gjë për të cilat OSBE-ja fuqishëm angazhohet. Zëri i tyre mund të ketë rol transformues për shoqërinë në drejtim të ndërtimit të së ardhmes së qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe prosperuese për rajonin.

🤝 Akademia për Dialog e OSBE-së për Gratë e Reja, e formuar nga Misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Serbi, është shembull i suksesshëm i bashkëpunimit, promovimit të dialogut, ndërtimit të paqes dhe ndryshimit të narrativit te të rinjtë për sfidat me të cilat ballafaqohen të dyja shoqëritë.

❗️ Në këtë drejtim, gratë duhet të përfshihen në proceset e negociatave dhe dialogut, dhe pikërisht Akademia e Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja është mundësi e shkëlqyer për rrjetëzimin e tyre dhe shkëmbimin e përvojave. https://www.facebook.com/100044139924327/posts/pfbid02jzq2yUWYCtJhwk4qSwMan86K9J8dfbiQmtmRNCvyjo44EjpmXiPaQq3iYxhE9nSpl/?mibextid=Nif5oz