Osmani: Për herë të parë politika në Maqedoninë e Veriut nuk dizajnohet në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ‘’Click” të RTV21 tha se politika ne Maqedoninë e Veriut për herë të parë nuk dizajnohet në Serbi, as në Sofje as në Tiranë as në Athinë, por sipas tij dizajnohet në Shkup.

Marketing

Osmani tutje shtoi se në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka 10 ministra shqiptarë dhe 10 maqedonas.

‘’Për herë të parë politika ne Maqedoninë e Veriut nuk dizajnohet në Serbi as në Sofje as në Tiranë as në Athine dizajnohet në Shkup nga dy komunitet maqedonase dhe shqiptare, shqiptarët janë bërë zot në shtëpinë e vet. Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi 10 ministra shqiptarë dhe 10 maqedonas ’’, tha Osmani.