Osmani për sigurinë në Kosovë: Ka lëvizje që çojnë drejt eskalimit të mundshëm

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deri vonë edhe kryesues i njërës prej organizatave më të fuqishme në botë – OSBE-së ka folur për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit të 2023, në veri të Kosovës.

Marketing

Osmani, në rolin e shefit të diplomacisë së një shteti anëtar edhe i NATO-s thotë se ka informacione se ka lëvizje që çojnë drejt eskalimit të mundshëm të situatës në Kosovë.

“Unë tash jam edhe ministër i NATO-s dhe kam qasje në të gjitha informacionet konfidenciale të NATO-s. Pikëpamja jonë si NATO është se nuk ka një rrezik iminent të menjëhershëm, mirëpo se ka lëvizje që mund të shkojnë në drejtim të një eskalimi të mundshëm dhe ajo është e vërtetë. NATO e ndjek me vëmendje edhe si vend i rajonit që jemi drejtpërdrejt të interesuar për të pasur paqe në rajon, por edhe si anëtar i NATO-s që ndjek me vëmendje të gjitha këto lëvizje. Konstatimi është ky”, tha Osmani në Click në RTV21.