Osmani për vizitë në Poloni

Agjenda evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja e Polonisë në këtë drejtim, do të jetë në fokus së takimeve të shefit të diplomacisë Bujar Osmani gjatë vizitës së sotme në Varshavë.

Marketing

Në kuadër të vizitës në Varshavë, Osmani do të realizojë takim pune me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Zbrignjev Rau dhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme dhe BE në Senatin polak, Bogdan Klih.

Gjatë takimeve pritet të bisedohet edhe për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, ndërsa theks i posaçëm do të vihet në dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar.