Ballina Aktuale Osmani për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, në takim me udhëheqësit...

Osmani për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, në takim me udhëheqësit më të lartë shtetëror

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Marketing

Përskaj takimit me nikoqirin e tij, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministri Osmani do të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë nga kreu shtetëror, Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë vizitës, do të shkëmbehen mendime për çështjet e rëndësishme për thellimin e raporteve bilaterale mes dy vendeve mike dhe fqinj, projektet e radhës dhe prioritetet që do të jenë temë edhe për seancën e ardhshme qeveritare, perspektivat e bashkëpunimit të mëtejmë në fushat e interesit të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Njëherazi, pritet të shkëmbehen mendime në lidhje me aktualitetin në rajon, bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë, sfidat bashkëkohore dhe perspektivat e vendeve nga rajoni me interes për integrimin e tyre në strukturat evropiane dhe euro- atlantike.

Exit mobile version