Osmani pranoi edhe kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar spanjoll në RMV, Hose Luis Losano Garsija

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hose Luis Losano Garsija.

Marketing

Ministri Osmani i uroi mision të suksesshëm Ambasadorit të ri spanjoll, duke shprehur bindjen se me përvojën e tij diplomatike dhe me angazhimin e tij personal do të jep kontribut të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve dhe afrimin e të dy shteteve. Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga dialogu dinamik dhe i vazhdueshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen në organizatat multilaterale.

Bashkëbiseduesit diskutuan për perspektivat evropiane, sfidat rajonale si dhe për zhvillimet e brendshme-politike në vend. Gjithashtu, në takim u bë fjalë edhe për mbajtjen e Samitit të ardhshëm të NATO-s, vitin e ardhshëm në qershor që njëherazi paraqet mundësi të shkëlqyer për konsolidimin dhe forcimin e politikave të Aleancës, por edhe për konfirmim të zotimeve drejt ndërtimit të paqes dhe sigurisë globale.

Ambasadori Garsija shprehu gatishmërinë që të vazhdojë ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta përmes forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Spanja do të vazhdojë zëshëm dhe në mënyrë aktive ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane, duke dërguar porosi se vendi i tij mbetet mbështetës për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Marketing