Osmani pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i Qipros

Ministria e Punëve të Jashtme, ka informuar se ministri Bujar Osmani ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ana e Sh.T. z. Demetrios Theophylactou, Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Qipros në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Nga ministria thonë se Osmani, ambasadorit të sapoemëruar, i shprehu sukses në kryerjen e funksionit përgjegjës diplomatik dhe shprehi pritjen se do të jep kontribut për zhvillim më dinamik të raporteve mes dy vendeve, për çka ai shprehu mbështetjen e plotë, ndihmë dhe bashkëpunim.

Gjatë bisedës janë shkëmbyer mendime rreth temave aktuale, me theks në integrimin evropian dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Osmani e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare të Republikës së Qipros në procesin tonë eurointegrues, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

Marketing