Pres që këtë periudhë do ta shfrytëzojmë për të diskutuar dhe të përpiqemi të arrijmë kompromis dhe marrëveshje në kuadër të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që e kemi arritur me Bullgarinë, sepse ky është roli për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të krijojmë kornizë për zgjidhjen e të gjitha problemeve përmes komisioneve dhe pres që këtë ta tejkalojmë në kohën e duhur, deklaroi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse kemi druajtje se Sofja do t’i bllokojë proceset eurointegruese të vendit, Osmani tha se vendimin për fillimin e negociatave është marrë me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë.
Potencoi se secili vend anëtarë mund t’i bllokojë negociatat, por duhet të veprojmë në mënyrë të arsyeshme që të gjejmë mënyrë për t’i tejkaluar.
Sipas tij, marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë janë kornizë e mirë për zgjidhjen e problemeve.
“Askush nuk priste që me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve të zgjidhen të gjitha problemet brenda natës, siç nuk u zgjodhën të gjitha problemet me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë. Megjithatë u krijua kornizë dhe një platformë për t’i zgjidhur. Kështu edhe këto dy marrëveshje janë një bazë e mirë për zgjidhjen e këtyre çështjeve përmes kompromisit, bisedimeve dhe dialogut dhe mendoj se në këtë drejtim do të zgjidhet edhe ky kontest i Republikës së Bullgarisë”, vlerësoi Osmani. sn/