Ballina Aktuale Osmani: Rruga e Shkupit për në BE, kalon kah Sofja

Osmani: Rruga e Shkupit për në BE, kalon kah Sofja

Pa pëlqimin e Bullgarisë, nuk do të ketë vendim për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus.

“Është ashtu. Është e vërtetë. Vendimi merret me konsensus. Pa pëlqimin bullgar nuk mund të ketë vendim. Ne mund të ëndërrojmë që ky vendim të merret pa pëlqimin e Bullgarisë. Kjo nuk mund të ndodh dhe prandaj jemi të angazhuar që të bindim miqtë bullgar, se Marrëveshja që e kemi ndërtuar, është bazë e mirë për të ndërtuar raportet tona, për të tejkaluar gjitha dallimet. Ata kanë nevojë për garanca shtesë se ne nuk do të ikim nga marrëveshja”, tha Osmani.

 

Marketing
Exit mobile version