03/05/2024
Ballina Lajme Maqedoni Osmani: Së shpejti do të hiqen vizat për pasaporta diplomatike me Emiratet...

Osmani: Së shpejti do të hiqen vizat për pasaporta diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun e sotëm tha se së shpejti do të hiqen vizat për pasaporta diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe. Osmani tha se pas konsultimeve me Bashkimin Evropian, do të nisin bisedimet që të hiqen vizat mes dy shteteve.

“Vetëm të them se për bartësit e pasaportave diplomatike jemi në fund të heqjes së vizave, ndërsa më pas të fillojmë bisedimet për qytetarët. Do të thotë me kujdes shkojmë sa i përket regjimit të vizave, për shkak se kemi obligime ndaj Shengenit dhe ka interes për heqjen e regjimit të vizave për shkak të potencialit të madh turistik. Shqipëria e ka bërë, Mali i Zi e ka bërë, gjithashtu me Kazakistanin, Shqipëria dhe Mali i Zi e ka bërë këtë, që të tërheqin turistë nga këto vende. Ne tradicionalisht jemi më të kujdesshëm në lidhje me regjimet e vizave, ja shkojmë në shumë konsultime me BE-në që të marrim të gjitha mbështetjet që të veprojmë rreth regjimit të vizave”, tha mes tjerash Osmani.

Marketing
Marketing