Osmani: Shumica parlamentare stabile,punojmë në projekte në interes të qytetarëve

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani duke folur për zërat se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të ketë shumicë të re parlamentare, ka deklaruar se nuk ka kohë për t’u defokusuar me çështje të tilla.

Marketing

Ka vlerësuar se kjo nuk është as në interes të qytetarëve, pasi siç tha, atyre u interesojnë realizimi i projekteve.

“Shumca e re parlamentare është stabile. Kemi bashkëpunim të ngushtë. Kemi besim të ndërsjellë dhe kemi agjendë shumë të ngjeshur dhe realisht edhe nuk kemi kohë për t’u defokusuar me çështje të tilla të cilat nuk janë në interes të qytetarëve. Unë mendoj se qytetarëve u intereson se a po realizohen projektet, të cilat u janë premtuar atyre dhe çfarë projekte po premton si alternativë opozita. Nuk mendoj se për qytetarin, lojërat politike të shumicave në parlament kanë ndonjë domethënie. Ashtu që, edhe ne do të fokusohemi te interesi i qytetarëve, realizimi i projekteve”, tha Osmani, transmeton TV21.

Si shembull të këtij projekti, e ka paraqitur edhe projektin e sotëm me krahinën Gjermane, e cila sipas tij, do të sjellë të mira konkrete për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Marketing