Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Marketing

Osmani i ka falënderuar ata “për gjithçka që kanë bërë për Kosovën”.

“Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!”, tha Osmani.

E para e shtetit po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo në New York, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së.

Vjosa Osmani, ka takuar disa liderë botërorë gjatë këtyre ditëve, duke tentuar avancimin e raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera./Klankosova.tv

Marketing