Osmani takon diasporën në Danimarkë: Regjistrimi vazhdon, të mos mbetet asnjë i paregjistruar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Danimarkë ku është takuar me përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Danimarkës. Përveç takimeve me zyrtarët shtetëror, ministri Osmani ka takuar edhe diasporën në Danimarkë Këtë e bëri të ditur vetë Osmani në rrjetin social Facebook i cili ka falënderuar diasporën për jehonën e jashtëzakonshme në regjistrim. Osmani gjithashtu i ka njoftuar se regjistrimi i diasporës ende po vazhdon.

Marketing

“Takova diasporën në Danimarkë për t’i falenderuar për jehonën e jashtëzakonshme ne regjistrim.
Diaspora e Danimarkës po dëshmohet. Urime. Regjistrimi vazhdon. Të mos mbetet asnjë i paregjistruar.

Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 8000 qytetarë të 🇲🇰 jetojnë dhe punojnë në 🇩🇰.

Vizitën në Kopenhagë e shfrytëzova që të takohem me një pjesë të bashkëqytetarëve tanë nga komunitete të ndryshme, maqedonas e shqiptarë, nga qytete të ndryshme të vendit. Përmes këtyre takimeve riafirmojmë lidhjet dhe bashkëpunimin me ta, ndërsa idetë dhe mendimet e tyre më inkurajojnë për raport më të fokusuar ndaj diasporës sonë, sepse lidhje me ta janë të çmuara, ndërsa përfitimi i dyanshëm”, ka shkruar Osmani përmes Facebook.