Osmani: Të gjitha mekanizmat në ndihmë të komunave

Pas stabilizimit të situatës në Qytetin e Dibrës, Prilepi, bashkë me Kumanovën, po marrin tani “primatin” e numrit të të infektuarve me Covid 19. Shtabi i krizën në këtë qytet u vizuitua nga zëvëndës kryeministrat Bujar Osmani e Radmilla Shekerinska të cilët siguruan kreun e komunës dhe banorët e Prilepit , se Qeveria i ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat që t’ju dalin në ndihmë komunave për ta vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e virusit Korona.

Marketing

“Të gjitha mekanizmat e Qeverisë janë vënë në ndihmë të shtabeve komunale dhe prognozave të tyre lokale, por kuptohet me konsultim dhe ekspertizë nga ekspert nga Ministria e Shëndetësisë. Kshtu mund tju dalim në ndihmë komunave dhe kërkesave të Qytetarëve, më qëllim që sa më shpejtë ta lokalizojmë këtë gjendje, dhe bashkarishtë të dalim më të fort nga e njëjta.”- tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Europiane.

Shekerinska: Gjendja tejkalohet vetëm po respektuam masat

Zv kryeministrja Radmilla Shekerinska potencoi se qeveria iu përgjgj kërkesës së komunës që këkroi ndihmën e ushtrisë, por përkujtoi se për tu përballur me situatën duhet ndërgjegjësim I qytetarëve e kjo më suhmë ushtarë e policë në rrugë.

“E filluam në Kumanovë, po e vazhdojmë në Prilep dhe këtë mundësi ja kemi ofruar të gjitha njësive të vetqeverisjes dhe deri të mërkuren do të kuptojnë se cilat ndihma nga ushtria I kanë kërkuar Komunat. Ne jemi këtu, pasi armata di më së miri të përballet me situate të tilla, por besoni se nuk ka armatë apo polici e cila mund të na shpëtoj, nëse ne nuk i respektojmë urdhrat dhe vendimet.”- tha Radmilla Shekerinska, zv/ kryeministre.

Prilepi numëron 75 raste të konfirmuara me covit-19 dhe 2 të vdekur. Pas Prilepit , zv kryeministrat vizituan edhe Dollnenin.