Osmani u përgjigjet kërkesave bullgare për heqjen e vetos

Obligimet nuk janë ndërmarrë. Në Sofje është vendosur dialog i hapur për pozitat e të dy palëve në lidhje me çështjen. Ne këmbejmë ide për zgjidhje të mundshme në lidhje me të gjitha ato pika të cilat përmenden, dhe janë plotësuese të idesë themelore që e jep zgjidhja portugeze, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke qenë mysafir në televizionin Kanal 5, në lidhje me letrën e MPJ-së bullgare.

Marketing

“Këto zgjidhje janë këmbyer si ide dhe propozime të mbledhjes. Ideja dhe marrëveshja ishte atyre tu përgjigjemi para Samitit. Nëse kemi marrëveshje, kjo të përkthehet në mbështetje dhe atëherë mund të kemi marrëveshje të kompletuar – udhërrëfyes të definuar, çështje të cilat i zgjidh propozimi i kryesimit portugez në lidhje me gjuhën dhe pozitën e udhërrëfyesit në procesin evropian dhe plus dritë jeshile për fillim të negociatave. Dhe kemi zgjidhje të kompletuar. Negative është që kjo marrëveshje nga Sofja vjen pas Këshillit, do të thotë nuk e kemi vendimin, por përparësia është se ky është një tregues se në parim pranohen idetë si të tejkalohet problemi”, sqaroi Osmani.

Është për të ardhur keq, potencoi Osmani, që arritëm në një situatë të kërkojmë garancione. Bullgarët nga ne të kërkojnë garancione për implementimin e marrëveshjes, ndërsa ne tani të themi “edhe unë dua garancione se do të marrim dritë jeshile për fillim të negociatave”.

Bëj përpjekje, tha Osmani, së paku nga leximi i parë ta interpretoj si pranim i zgjidhjes, si zgjidhje përfundimtare.

“Kjo, megjithatë duhet të jetë e lidhur me vendimin për fillim të negociatave, sepse qëllimi i Marrëveshjes nga viti 2017 është dallimet të vihen në një kornizë dhe së bashku t’i tejkalojmë zgjidhjet dhe t’i ndërmarrim obligimet”, potencoi Osmani.

Nuk konsideroj, theksoi Osmani, se kjo çështje mund të zgjidhet me zgjidhje të njëanshme.

“Marrëveshja e vitit 2017, në tërësi, e kishte pikërisht këtë moment, se përpjekjet e njëanshme paraprakisht nuk jepnin fryte, por përkundrazi vetëm i bllokonin marrëdhëniet bilaterale. Marrëveshja vendosi kornizë, në të cilën mbi bazë pariteti, në vullnet të mirë i angazhonte të dy palët të bisedojnë, të gjejnë zgjidhje, t’i implementojnë dhe së bashku ta monitorojnë implementimin e Marrëveshjes. Ashtu që nuk konsideroj se edhe tani ne duhet të kthehemi në situatën para Marrëveshjes nga viti 2017, me qasje të njëanshme”, deklaroi Osmani.

Në Sofje, theksoi Osmani, është biseduar për idetë si të tejkalohen dallimet.

“Për shembull, në lidhje me emrin e shkurtër. Njëra nga kërkesat e Bullgarisë ishte gjithkund të qëndrojë vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Maqedonia e Veriut të hiqet nga përdorimi. Ne konsideruam se kjo nuk duhet të jetë ashtu, dhe ne sugjeruam se do të zgjidhej më së miri, përderisa me një deklaratë e themi se emri i shkurtë është i njëjtë, siç është edhe emri i gjatë”, deklaroi Osmani.

Në lidhje me pikën, e cila ka të bëjë me rehabilitimin e viktimave të komunizmit jugoslloven, Osmani tha se në vitin 2006, Kuvendi kishte sjellur rezolutë të tillë të ngjashme, dhe megjithatë nuk shikon asgjë kontestuese të miratohet një rezolutë e tillë.

Për përmbajtjen e librave Osmani tha se çështja e stereotipeve dhe shprehja e urrejtjes duhet të spastrohen dhe të gjendet një rrëfim i përbashkët.