Osmani uron presidentin e ri të Finlandës: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e ri të Finlandës, Alexander Stubb.

Marketing

Osmani, me anë të një postimi në platformën X, ka shkruar se pret me padurim që të bashkëpunojnë së bashku.

“Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”, shkroi Osmani në platformën X.

Marketing