Osmani: Vetoja nuk ndikon në bisedimet me Bullgarinë

Komunikimi midis nesh dhe Republikës së Bullgarisë vazhdon, por pas vetos dhe Këshillit të fundit të BE-së, ne do të duhet të ulemi dhe të flasim brenda se si të veprojmë derisa të gjendet një zgjidhje, vlerëson ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Duke e komentuar deklaratën e homologes së tij bullgare, se disa anëtarë nuk kanë interes për zgjerimin e Bashkimit me Maqedoninë, Osmani tha se është nevojë absolute dhe e merituar që RMV-ja të jetë pjesë e BE-së.
“Kam pasur biseda telefonike me pothuajse të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe mendoj se mbështetja e të gjithë vendeve anëtare për nevojën dhe fillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare në dhjetor dhe vlerësoj se  është absolutisht e qartë dhe jo vetëm sepse është mbështetja e tyre parimore, por është e merituar.”,- tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Osmani shtoi se çështja bilaterale është bërë një veto për procesin, sepse BE kërkon konsensus për të gjitha çështjet, por ka mbështetje nga 26 vendet e tjera anëtare, sipas të cilave një çështje bilaterale nuk duhet të kushtëzojë procesin evropian. Vetoja e Bullgarisë nuk do të ndikojë në procesin e negociatave midis dy vendeve dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, shtoi Osmani.
“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje nga Sofja në lidhje me “non pejperin” që përmban qëndrimin tonë se si duhet të zgjidhet mosmarrëveshja, përgjigja nga Sofja është se ata ende po e shqyrtojnë atë. Sidoqoftë, kjo nuk do të ndikojë në proces, negociatat vazhdojnë pavarësisht vetos. Pas pushimeve të Vitit të Ri, takime të reja dhe një vizitë e re e përfaqësuesit tonë special Vllado Buçkovskit në Sofje, janë të mundshme. Deri atëherë, ne do të ndërtojmë një strategji se në çfarë mënyre do të vazhdojmë negociatat.”,- tha Osmani.
Sipas tij, asnjë asnjë ditë nuk duhet të humbet për të zgjidhur problemin, ndërsa komunikimi me Sofjen do të vazhdojë në mënyrë aktive pas periudhës së festave.