Osmani: Viti 2018, vit historik për vendin dhe për procesin integrues

Ligji për gjuhën shqipe është një nga tre çështjet politike që i kemi mbyll këtë vit dhe kjo e bën vitin historik për vendin dhe për procesin integrues qoftë atë të brendshëm apo të jashtëm. Kështu deklaroi zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takimin e sotëm me gazetarë.

Marketing

Ai tha se tre çështjet politike që u projektuan për këtë vit edhe u rrumbullakuan, si Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe Gjuha shqipe.

Osmani paralajmëroi se seanca plenare për miratimin e Marrëveshjes së Prespës do të jetë më 9 janar. ‘Menjëherë pas kësaj pritet të zyrtarizohet në gazetë zyrtare gjuha shqipe pas çka fillon procesi më i vështir, ai i implementimit në praktik. Fokusi i orientimit do të jetë tek cilësia e impelementimit’, ka deklaruar Osmani.

Ai gjithashtu informoi se sa i përket Planit 18, deri më tani është realizuar 66 % e masave të parapara në të.
Ai beson se ligjet që janë pjesë e këtyre masave dhe për të cilat nevojiten 2/3 e votave, të miratohen brenda këtij viti.

 

Marketing