Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mori pjesë në Konferencën për promovimin e programit „Korpusi Evropian i Solidaritetit“, në të cilën nikoqir ishte Drejtoresha e agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova.
„Anëtarësimi në programin e ri të BE-së, „ Korpusi Evropian i Solidaritetit“ hapë mundësi të mëdha për pjesëmarrjen e të rinjëve tanë në aktivitetet vullnetare“ , theksoi Osmani, duke drejtuar që ky projekt është në drejtim të ambicieve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veirut ti njoh nevojat legjitime dhe ambiciet e të rinjëve për ardhmërinë e tyre, me çka të rinjët do të ishin të stimuluar të qëndrojnë këtu, në vendë që suksesin e tyre ta kërkojnë jashtë vendit
„Ne në SÇE i siguruam IPA fondet për pjesëmarrjen në programin 2019 dhe 2020 dhe shpresojmë që vendi, përkatësisht të rinjët në vendë do ti njohin mundësit të cilat i ofron ky Program i Unionit“,shtoi Osmani.
Programi „Korpusi Evropian i Solidaritetit“,( KES) filloj me implementimin në tetor 2018 dhe e njëjta ishte qasëse vetëm për shtetet-anëtare të BE-së, më iniciativën e agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet ishte e nënshkruar Marrëveshja mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës Maqedonisë së Veriut në Korpusin evropian solidarizues.