Osmani:Nuk ka marëveshje të re me Bullgarinë

Nuk ka marrëveshje të re me Bullgarinë, por prëforcim të komunikimit të ndërsjelltë në të gjitha nivelet – ka shkruar në Facebook Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, si reagim ndaj pyetjes së Kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nëse në takimin me Shefen e Diplomacisë bullgari Ekaterina Zaharieva në Sofje, Osmani ka marrë nj propozim për marrëveshje të re, të ngjashme me atë të Prespës, sipas së cilës do të duhen ndryshime kushtetuese të definohet ekzistimi I kombit dhe gjuhës maqedonase nga viti 1945.

Marketing

“Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe rreth vizitës time atje, dua të theksoj se: nuk ka marrëveshje të re, por ka një përforcim të komunikimit të ndërsjellë në më shumë nivele. Diskutuam hapur për të gjitha çështjet që dalin nga Marrëveshja për Miqësi; kemi ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për sigurimin e punës pa pengesë të Komisioneve, për çka edhe kemi dërguar mirënjohje publike për rezultatin e deritanishëm të tyre, si dhe inkurajim për intensifikimin e punës së tyre. Gjegjësisht, Komisioni i Përbashkët i Ekspertëve nesër dhe pasnesër do të mbajë një takim në Shkup, që do të jetë edhe një hap shtesë drejt përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Marrëveshja” – ka shkruar Ministri I Jashtëm Bujar Osmani.

Ai ka shtuar se vizita në Bullgari ishte pozitive, sepse u hapën të gjitha çështjet, u përforcua komunikimi i ndërsjellë, por më e rëndësishmja është se, u riafirmua dëshira e përbashkët dhe interesi i ndërsjellë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë, edhe publikisht e deklarova në Sofje, dhe të njëjtën e konfirmuan Kryeministri Bojko Borisov dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva – ka shkruar Osmani në Facebook si reagim ndaj deklaratës së kreut të opozitës Hristijan Mickoski.

Marketing