Ballina Sport Ousmane Dembele arrin marrëveshje me PSG-në

Ousmane Dembele arrin marrëveshje me PSG-në

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin dhe mund të kalojë në kryeqytetin francez të hënën në ditën e fundit të afatit kalimtar, nëse dy klubet bien në ujdi për çmimin e tij.

Marketing

Klubi spanjoll i kërkon 20 milionë euro për 24-vjeçarin, të cilit i mbaron kontrata në verë, raporton Gazeta Express. Barcelona i pagoi 116 milionë euro për Dembelen në vitin 2017 dhe i ka kërkuar atij të pranojë ulje page ose të largohet.

Sipas BBC-së, përveç PSG-së, edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë shfaqur interesim për të.
Por klubet e Premierligës nuk janë në gjendje ta sfidojnë PSG-në për sulmuesin francez, për shkak të kufizimeve të fair play financiar, për shkak se do t’iu kërkohej të largonin lojtarë para se ta shtonin Dembelen në listën e pagave.

Nëse Dembele kalon në PSG para se të mbyllet afati kalimtar i dimrit të hënën në mesnatë, atëherë ai do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit Lionel Messi në kryeqytetin francez.

Barça mezi pret ta largojë Dembelen, në mënyrë që t’i hapë rrugë afrimit të njërit prej sulmuesve, Alvaro Morata apo Pierre-Emerick Aubameyang.

Por ka mundësi që Dembele të kalojë në PSG në një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesi argjentinas Mauro Icardi.

Exit mobile version