Reagim OVL-UÇK, dega në Dukagjin, ka reaguar për arrestimin e Tomor Morinës duke u bazuar në urdhërarrest të Serbisë.
“Ndalimi i luftëtarit të lirisë Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm. Ky precedan i krijuar edhe më herët në shtetet tjera, më së paku është dashur të ndodhë në një nga shtetet që aspiron drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në komunikatë.
Ata shprehen të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin tonë.
OVL UÇK degët e Dukagjinit, ka kërkuar menjëherë lirimin e bashkëluftëtarit tonë Tomorit, duke apeluar që të mos përsëriten më akte të tilla.
“Ne i respektojmë institucionet e Maqedonisë Veriore dhe të arriturat e tyre në rrugën euroatlantike, si dhe bashkëpunimin e saj me Republikën e Kosovës, por vendimet e Millosheviqit nuk duhet te zbatohen nga një shtet i civilizuar”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.