Ballina Lajme Maqedoni Pa energji elektrike nesër disa lagje të komunave të Shkupit

Pa energji elektrike nesër disa lagje të komunave të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro rrjetin e shpërndarjes nesër pa energji elektrike do të mbesin disa rrugë nga komunat Saraj, Karposh dhe Qendër. Siç njoftojnë nga EVN, nesër nga ora 08:00 deri në orën 12:30, në komunën Qendër ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në rrugën “Kostadin Kirkov”.

Marketing

Nga ora 09:00 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë rrugët “Gigo Mihajlloski” nr.6 dhe “Daskall Kamçe” nr.1, në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 13:00, një pjesë e fshatit Arnaqi në komunën e Sarajit dhe rr. “Serska” nr.18 dhe rr. “Vostaniçka” nr.13 dhe 44, në komunën e Kisela Vodës.

Nga ora 12:00 deri në orën 15:00 energji elektrike nuk do të ketë në rrugën “Petar Pop Arsov” në komunën e Qendrës. ndërsa nga ira 12:30 deri në orën 15:00 një pjesë e rrugës “Jurij Gagarin” nr.100 deri në nr.172, një pjesë e rr. “Strushka” nga nr.1 deri në nr.25 dhe një pjesë e rr. “Kozle” nga nr.130 deri në nr.170 në komunën e Karposhit.

Exit mobile version