Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës, Kisella Vodës, Studeniçanit dhe Sopishtes

Pa energji elektrike nesër disa orë do të jenë shfrytëzuesit e disa pjesëve të komunës së Sarajit, të Gazi Babës, Kisella Vodës, Studeniçanit dhe Sopishtes.

Marketing

Siç kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni SHA, ndërprerja e furnizimit me rrymë është për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në sistemin e shpërndarjes për energji elektrike.

Pa rrymë në periudhën nga ora 8 deri në ora 12 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Laskarcë në komunën e Sarajit, nga ora 8:30 deri në ora 15 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Anton Popov”, “Frushkogorska” dhe “Hristofer Zhefaroviq” në komunën e Gazi Babës, ndërsa nga ora 9 deri në ora 13 një pjesë e objekteve në lëvizje nga xhamia deri në komunë, rr.2 në Studeniçan, ndërsa ora 9 deri në ora 14 një pjesë e rr.23 dhe një pjesë e rr.”” Hristo Tatarçev” në pjesën e rr.23 deri tek rrethrrotullimi drejt qytetit të diellit në komunën e Kisela Vodës dhe Sopishte.